IMB - IMB - Instituti i Modelimeve ne Biznes

 



 FAQ   Kerko   Lista e Perdoruesve   Grupet e Perdoruesve   Register  Profile   

Log in to check your private messagesLog in to check your private messages   LogimiLogimi 

 
FAQ


 
Post new topic   Reply to topic    IMB Forum Index -> FAQ
View previous topic :: View next topic  
Author Message

rezart
Guest






PostPosted: Fri Aug 10, 2007 11:40 am    Post subject: FAQ Reply with quote

Me tej paraqiten Frequently Asked Questions (FAQ) per programet kryesore te IMB.

Programi me jep gabim Run Time Error 13 dhe mbyllet?

Duhet te ndryshoni gjuhen e kompjuterit. Per kete do te klikoni tek Start/Settings/Control Panel dhe aty do te klikoni tek Regional Options (nese keni te instaluar Windows 2000) ose tek Regional and Language Options (nese keni te instaluar Windows XP) dhe tek opsioni Language (Location) zgjidhni English (United States). Ky eshte formati i gjuhes me te cilin punon programi.
Me pas klikoni tek Apply dhe me pas tek OK. Kur te rihapni programin gabimi nuk do te shfaqet me.


Programi me jep gabim Run Time Error 380 kur vendos daten, dhe mbyllet?

Duhet te ndryshoni formatin e dates se kompjuterit. Per kete do te klikoni tek Start/Settings/Control Panel dhe aty do te klikoni tek Regional Options (nese keni te instaluar Windows 2000) ose tek Regional and Language Options (nese keni te instaluar Windows XP) dhe klikoni tek opsioni Date. Ketu duhet te ndryshoni formatin e shkurter te dates (short date) i cili duhet te jete dd/MM/yyyy (ose gg/MM/aaaa nese Windows qe keni te instaluar eshte italisht).
Me pas klikoni tek Apply dhe me pas tek OK. Kur te rihapni programin gabimi nuk do te shfaqet me.

Programi me jep Run Time Error 484 kur provoj te hap raportet

Ky mesazh jepet nese ju nuk keni te instaluar asnje printer ne kompjuterin tuaj. Duhet te instaloni te pakten nje printer (qofte dhe fiktiv) qe te shfaqet ne listen e printerave. Per kete shkoni tek Start/Settings/Printers dhe klikoni tek Add Printer dhe ne dritaret qe pasojne klikoni vazhdimisht Next derisa procesi te perfundoje dhe printeri te jete i instaluar. Pas kesaj mesazhi i gabimit nuk do te shfaqet me.
Ne disa kompjutera mund te jete e nevojshme te ristartohet kompjuteri para se te rihapet programi.

Run time Error 3033

Nese shfaqet ky mesazh tregon se eshte demtuar baza e te dhenave te programit, si pasoje e faktoreve te jashtem (luhatje tensioni, mbyllje e papritur e programit, demtim fizik i hard diskut, etj). Ne kete rast duhet menjehere te kontaktoni me sherbimin e klientit te IMB ne numrat e telefonit qe ju jane dhene bashke me paketen e programit.

Kam formatuar kompjuterin dhe dua te riinstaloj programin?

Ju mund ta riinstaloni programin ne kompjuterin qe keni formatuar me CD e instalimit qe keni marre kur e keni blere programin. Per ta aktivizuar programin duhet te rimerrni kodin e punes se programit. NESE VERSIONI JUAJ I PROGRAMIT ESHTE NGA 6.1 OSE ME I MADH JU MUND TE PERDORNI TE NJEJTIN KOD PUNE QE JU ESHTE DHENE KUR E KENI INSTALUAR HEREN E PARE PROGRAMIN, PRANDAJ DUHET TA RUANI KODIN E PUNES PASI E KENI MARRE NJEHERE ATE. Per versionet e meparshme duhet te telefononi tek Sherbimi i Klientit te IMB, i cili ju jep Kodin kundrejt nje pagese minimale.
Pasi riinstaloni programin mund te ktheni te dhenat qe keni patur nese i keni ruajtur ato me backup. Per kete mjafton te kopjoni backupin qe keni bere ne direktorine e instalimit te programit (C:\Program Files\Kontabiliteti Alpha) dhe me pas hyni ne program dhe çelni ndermarrjet me te njejtat kode si i keni patur me perpara, programi do te njohe te dhenat e kopjuara dhe mund te vazhdoni punen normalisht. Per çdo problem ju lutemi drejtojuni Sherbimit te Klientit te IMB.

Si mund ti kaloj te dhenat nga nje kompjuter ne tjetrin?

Per te kaluar te dhenat nga nje kompjuter ne tjetrin eshte e nevojshme qe programi te jete i instaluar ne te dy kompjuterat, dhe TE KENE TE DY TE NJEJTIN VERSION!! Per te kaluar te dhenat kopjohen backupet e ndermarrjeve nga njeri kompjuter ne direktorine C:\Program Files\Kontabiliteti Alpha\Backup ku kopjohen kodet e seciles ndermarrje qe deshironi te kalohet ne kompjuter tjeter. (P.sh DEMO_301106 tregon qe ky eshte backup-i i ndermarrjes DEMO i dates 30 nentor 2006). Keto te dhena merren dhe kopjohen tek po e njejta direktori ne kompjuterin tjeter. Me pas hapet programi tek kompjuteri tjeter dhe tek Konfigurim Ndermarrje duhet te konfiguroni ndermarrjet e kopjuara me te njejtat kode dhe te njejtet vite ushtrimore. Pas kesaj te dhenat do t’ju hapen dhe tek kompjuteri tjeter.

Kam harruar fjalekalimin per te hyre ne program?

Ne rast se keni harruar fjalekalimin per tu futur ne program, mund te provoni si fjalekalim rezerve :
Perdoruesi: alpha
Fjalekalimi: alpha

Ne rast se perseri programi nuk hapet pasi eshte fshire dhe ky fjalekalim, atehere duhet te kontaktoni me Sherbimin e Klientit te IMB.

Gjithsesi, rekomandohet qe fjalekalimi te ruhet ne nje vend te sigurte, per te evituar humbjen e kohes ne rast harrimi.

Si behet mbyllja e vitit ushtrimor?

Per te bere mbylljen e Vitit Ushtrimor duhet te shkoni tek menuja Te Ndryshme tek zeri Mbyllje Viti Ushtrimor dhe te klikoni “Mbyllje Viti ushtrimor”. Ne rast se doni te behet dhe azhornimi i llogarive ne valute klikoni tek kutia perkatese ne krah. Programi do te kryeje proceduren e mbylljes se vitit dhe kalimit te te dhenave per vitin pasardhes, ju nuk keni nevoje te beni veprime manuale per mbylljen e vitit.

A mund ta rimbyll vitin ushtrimor?

Po, vitin ushtrimor mund ta rimbyllni sa here te deshironi. P.sh nese keni mbyllur njehere vitin 2006, dhe i riktheheni per te bere ndryshime ne kete vit, pasi keni perfunduar mund ti jepni perseri Mbyll Vitin Ushtrimor dhe programi do te rikryeje proceduren. Vetem pasi te jeni siguruar qe nuk do e beni me ndryshime, ju mund ta postoni vitin ushtrimor, ne menyre qe te mos behen me modifikime. (shih me poshte postimin)

Si mund te bej kopje rezerve te te dhenave?

Nese programi qe ju keni eshte versioni 6.0 ose me lart, programi vete kryen backup automatik te te dhenave sa here qe ai hapet, keshtu qe ju keni gjithmone kopje rezerve te te dhenave ne direktorine C:\Program Files\Kontabiliteti Alpha\Backup. Rekomandohet qe periodikisht, p.sh nje here ne muaj ose dhe me shpesh, te kopjoni gjithe direktorine e mesiperme ne nje CD, per ti patur te dhenat jashte kompjuterit te sigurta ne rast demtimi te kompjuterit. Kete mund ta kryeni nese keni CD-Writer ne kompjuterin tuaj, me programet qe shkruajne CD.
Perveç kesaj, ju mund te beni backup ne çdo moment nga menuja Skedare/Backup dhe ta ruani ne direktorine qe deshironi te kompjuterit tuaj. Per kete mund te konsultoni Manualin e Perdorimit te programit.

Si mund te shikoj te dhenat e viteve te kaluara?

Programi Alpha eshte bere i tille qe shfaq menjehere te dhenat e dy viteve te fundit. Nese jeni ne vitin 2007 dhe doni te shikoni te dhena te vitit 2006, shkoni tek Menuja Te ndryshme/Nderrim Periudhe dhe atje zgjidhni nje periudhe nga viti 2006.
Per te pare te dhena te viteve te meparshme ju duhet te ndryshoni daten e kompjuterit, p.sh per te pare te dhena te 2005 dhe jemi ne 2007, duhet te ndryshoni daten e kompjuterit duke e vendosur vitin 2006. Gjithmone duke respektuar kete rregull, qe programi shfaq dy vitet e fundit sipas dates se kompjuterit, ju mund te shikoni te gjitha te dhenat qe keni ne program.

Si mund ti kaloj te dhenat ne Excel

Per te kaluar te dhena ne Excel, Word, apo formate te tjera, veprohet ne kete menyre:

Hapet raporti qe kerkoni te eksportoni
Klikohet tek ikona e vogel ne forme zarfi qe ndodhet ne krye te dritares
Tek forma qe hapet zgjidhet formati i eksportimit, per Excelin zgjidhet Excel 8.0 (kujdes!! Jo Excel 8.0 Extended), per Wordin zgjidhet Word for Windows document, etj, dhe klikohet OK
Tek dritarja e ruajtjes percaktohet emri i skedarit te Excelit/Wordit si dhe ne cilen direktori do te ruhet dhe klikohet Save. Kjo eshte procedure e njejte me ruajtjen e nje skedari te zakonshem Exceli apo Wordi.

Nuk me kontabilizohen dokumentat e magazines?

Duhet te kontrolloni gjendjen e magazines, pasi e keni lene ne gjendjen Hapje, ne te cilen dokumentat e magazines nuk prekin kontabilitetin. Shkoni tek menuja Çelje/Magazina zgjidhni magazinen dhe klikoni tek Normale dhe jepini Ruaj.
Pastaj shkoni dhe njehere tek dokumentat qe nuk jane kontabilizuar dhe jepini dhe njehere Ruaj. Dokumentat do te riruhen dhe kontabilizohen

Programi nuk me lejon te fshij/modifikoj nje dokument magazine?

Kjo ndodh sepse programi kontrollon dhe si pasoje e modifikimit/fshirjes gjeneron gjendje negative per te pekten nje nga artikujt qe permban dokumenti, dhe keshtu ju ndalon te kryeni modifikimin/fshirjen. Per te kryer ndryshimin rekomandohet te regjistrohet nje veprim stornimi dhe me pas te kryhet veprimi i sakte. Nese keni versionin 7.0 te programit, rekomandohet qe te kryeni proceduren e rivleresimit te magazines ne menyre qe te kryhet dhe azhornimi i cmimit te magazines.

Faturat qe kam regjistruar nuk me kane prekur gjendjen e magazines?

Regjistrimet e faturave te Shitjes/Blerjes prekin magazinen ne rast se ne regjistrim klikohet opsioni “Ne magazine”. Kontrolloni qe ky opsion te jete klikuar ne menyre qe te kryhet dhe regjistrimi ne magazine, duke e riruajtur dhe njehere faturen. Duhet te beni kujdes qe ne fillim te riruani faturat e Blerjes dhe me pas ato te Shitjes, ne te kundert programi nuk do t’ju lejoje pasi gjenerohet gjendje negative.

Si ta regjistroj mallin kur pervec cmimit te blerjes kam dhe kosto te tjera

Per kete mund te perdorni ambientin: Regjistrime/Shperndarja e Shpenzimeve, ku mund te shperndani ne koston e artikujve shpenzimet e doganes, transportit, siguracionit, etj. Ky opsion eshte i vlefshem per Faturat e Blerjes se Importit (qe jane te lidhura me Flete Doganimi) dhe qe kane prekur magazinen (jane regjistruar me klik ne magazine). Per me teper shikoni pjesen e manualit te perdorimit qe i referohet ketij zeri te menuse.

Perse nuk me dalin faturat tek Libri i Shitjeve/Blerjeve.

Arsyet pse nje fature nuk shfaqet ne Librin e Blerjeve/Shitjeve mund te jene:

Klienti/Furnitori te cilit i adresohet fatura nuk eshte çelur si kartele tek Çelje Kliente/Furnitore
Fatura mund te jete e lidhur me nje flete doganimi (me klik si Flete Doganimi) dhe ose nuk keni regjistruar Flete Doganimin, ose gjate regjistrimit te Flete Doganimit nuk keni percaktuar sakte se me cilat fatura lidhet, ne kete rast rishikoni dhe njehere regjistrimin e Flete Doganimit.

Si mund te shoh se cilat fatura kam te palikuiduara nga klientet?

Per kete mund te perdorni raportin Faturime & Pagesa tek menuja Kerkesa/Kliente. Paraprakisht ju duhet qe te keni bere lidhjen ndermjet Faturave dhe Pagesave gjate regjistrimit, qe dmth kur regjistroni arketimet nga klientet, te beni lidhjen se cilat fatura po arketoni (per me teper shih pjesen e manualit per Regjistrime Arka).
Ne rast se nuk kryeni lidhjen ndermjet faturave dhe pagesave, atehere raporti Faturime & Pagesa nuk ju tregon gje. Ne kete rast mund te perdorni raportin Kartela e Klientit per te pare Faturimet, Arketimet dhe Detyrimin total te Klientit. Gjithmone duhet te keni parasysh qe te jene çelur kartelat e Klienteve tek Çelje Kliente

Si mund ti regjistroj faturat e sherbimeve?

Faturat e shpenzimeve mund ti regjistroni tek zeri Regjistrime/Fatura, qe perfshin faturat pa artikuj (qe prekin direkt llogarite e shpenzimeve ose te ardhurave).
Per me teper informacion mund ti referoheni manualit te perdorimit per zerin Regjistrime Fatura

A mund ta modifikoj nje dokument te postuar?
Jo ju nuk mund te modifikoni nje dokument te postuar dhe as ta çpostoni ate. Prandaj duhet te keni kujdes qe postimin ta kryeni vetem kur jeni te sigurte qe nuk do te kete me ndryshime ne dokumentat qe do te postohen.
Back to top

Adv







PostPosted: Fri Aug 10, 2007 11:40 am    Post subject: Adv





Back to top
Display posts from previous:   
Post new topic   Reply to topic    IMB Forum Index -> FAQ All times are GMT + 1 Hour
Page 1 of 1

 
Jump to:  
You cannot post new topics in this forum
You cannot reply to topics in this forum
You cannot edit your posts in this forum
You cannot delete your posts in this forum
You cannot vote in polls in this forum
You cannot attach files in this forum
You cannot download files in this forum
 
 


Powered by MasterTopForum.com with phpBB © 2003 - 2005

SoftMetal theme by Macthink